Haxhiu udhëzon përmbaruesit që të mos ua marrin paratë qytetarëve si debit

Përmbaruesit të ndalin ekzekutimin e pagesave për muajt prill dhe maj

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka udhëzuar përmbaruesit privat që qytetarëve të mos ua debitojë pagesat për interes të lëndëve përmbarimore për muajt prill dhe maj.

Vendimi është marrë të martën, por është bëtë i ditur të mërkurën nga Ministria e Drejtësisë në “Facebook”.

Sipas njoftimit, udhëzimi është marrë për shkak të pandemisë që po kalon vendi dhe nevojave që qytetarët kanë në këtë kohë.

“Për shkak të situatës së rënduar nga pandemia COVID-19, si dhe për shkak të reduktimit të stafit në institucione, banka, zyra përmbarimore si dhe për shkak të nevojave në rritje të qytetarëve për furnizime me gjëra të domosdoshme për ekzistencë, Ministria e Drejtësisë, udhëzon përmbaruesit, që t’i lejojnë qytetarët të marrin pensionet dhe pagat për muajt prill dhe maj 2020, pra të mos i debitojnë këto pagesa për interes të lëndëve përmbarimore për shkak të situatës në të cilën ndodhemi”, thuhet në udhëzimin e ministres Haxhiu./21Media

Back to top button