​Mehaj: Kemi blerë pajisje ushtarake deri në 32 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se për tetë muaj udhëheqje ka rritur kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në burime njerëzore dhe pajisje ushtarake.
Në raportimin e tij në Komisionin për Siguri, Mehaj ka thënë se për ta modernizuar ushtrinë kanë blerë pajisje ushtarake deri në 32 milionë euro.
Kryesisht, sipas tij kanë qenë autoblinda, dronë, snajper, por edhe pajisje të tjera që nuk i bëri të ditura para medieve.
Krahas kësaj, Mehaj ka bërë të ditur se kanë rekrutuar rreth 1240 ushtarë të ri në FSK.
“Për ta moderinizuar ushtrinë kemi blerë pajisje ushtarake nga SHBA. Blerjet janë të sigurta, realizim konkret dhe garanci më të madhe. Në total për këto 8 muaj vlera e pajisjeve e kap shifrën e 32 milionë euro. Përfshihet autoblinda, armatime, snajperë, dronë edhe të tjera, por nuk mund t’i them para mediave. Ne kemi arritur numrin me 1240 pjesëtarë të ri të FSK-së”, ka thënë Mehaj.
Ai para deputetëve ka theksuar edhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kurrë më mirë nuk kemi pas bashkëpunimin me SHBA-të. Këtë munden me konfirmua edhe vet ata”, ka theksuar ai.

Back to top button