Zeqaj ‘shp*rthen’ për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Politikanët po ikin birave të miut

(Lajm i përditësuar)
Zeqaj ‘shp*rthen’ për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Politikanët po ikin birave të miut
Analisti politik, Florent Zeqaj, në emisionin “Click” të RTV21, për marrëveshjen Kosovë-Serbi tha se të gjithë politikanët po ikin birave të miut për finalizmin e kësaj marrëveshje.
Pa marrëveshje finale Kosovë-Serbi, që nuk vie një lider i Kosovës, një burrë apo grua që e ka hakikat e nuk e mashtron popullin. Rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar, shtrati ka dalë prej vendit, nuk je më si Kosovë në tavolin por je në meny, këtu është rreziku këtu duhet me ia kapur veshët politikanëve, se të gjithë ikin birave të miut kur vjen puna e marrëveshjes finale, por nuk është marre këtu, një liderë ishte duke e bër nuk e lanë vetë, këta se lanë Hashim Thaçin”, tha analisti./RTV21/21Media
Zeqaj: Albin Kurti bleu votat e mërgatës me 200 milion euro
Analisti politik, Florent Zeqaj, në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për blerjen e votave të diasporës tha se Albin Kurti e ka blerë mërgatën me 200 milion euro.
Ai shtoi se e njëjta gjë ndodh edhe tani.
“Albin Kurti me 28 dhjetor, 2025 votë rezidence i ka pasur 38%, e ka blerë votën, mërgatën me 200 milion që i ka lëshuar, pas zgjedhjeve të shkurtit. Me pare, ia ka paguar biletat, ia ka paguar udhëtimet. Edhe tani është e njëjta gjë, blen bileta të autobusëve, ato dikush i paguan”, tha Zeqaj./RTV21/21Media
Zeqaj: Albin Kurti si politikan është e keqja e madhe
Analisti politik, Florent Zeqaj, në emisionin “Click” të RTV21, u shpreh se Albin Kurti si politikan është e keqja e madhe.
Ai shtoi se ka dyshime për hapat e Vjosa Osmanin në politik.
“Për mua Albin Kurti është e keqja e madhe, jo si një njeri por si politikan, kam parë shpresë te Vjosa Osmani, edhe pse skam besim as te ajo, sepse hapat e saj politik mua si gazetar kam dyshimet e mija, pse si besoj”, theksoi Zeqaj./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?