Kaloni te përmbajtja kryesore

​Mehaj pret me ceremoni shtetërore ministrin kroat

Me nderime të larta shtetërore është pritur në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic. Pas ceremonisë së pritjes, ai po zhvillon një takim me ministrin Armend Mehaj, ndërsa pas tij do të mbahet takimi në mes të dy delegacioneve.
Pas takimeve pritet të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button