10 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID janë duke u trajtuar 10 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, si dhe 31 pacientë postCOVID.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë postCOVID,
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë,
Spitali i Pejës, 1 pacient,
Spitali i Ferizajt, 1 pacient./21Media