​Mehaj: Synimi kryesor i Kosovës është hyrja në NATO e BE

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, në fjalimin e tij në konferencën “ISOA 2022” deklaroi seKosova ka për synim kryesor aderimin në NATO dhe BE.
“Kosova mbështet fuqishëm Ukrainën dhe dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne qëndrojmë të vendosur përkrah partnerëve tanë dhe vlerave të demokracisë. Synimi kryesor i vendit tonë është anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo çështje shkon përtej politikës, ky është përafrim i natyrshëm me vlerat që ne, populli i Kosovës i përmbahemi”, tha Mehaj.
Mehaj theksoi se Kosova ka krijuar 10 zona të lira ekonomike që ofrojnë lokacion të favorshëm gjeografik, mjedis të favorshëm biznesi, kosto më të ulëta operative, infrastrukturë të gatshme për shfrytëzim, dhënie me qira të lokaleve afariste dhe kushte të tjera të favorshme.
Gjatë kësaj konference, ministri Mehaj do të takohet edhe me personalitete të shquara ushtarake amerikane, liderë të kompanive të njohura të industrisë së mbrojtjes amerikane, ekspertë etj.
ISOA është asociacioni i prodhuesve më të mëdhenj amerikanë të industrisë së mbrojtjes./21Media

Back to top button