Kaloni te përmbajtja kryesore

​Merkel: S’është e lehtë zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Samitin e Brdos në Slloveni, ka thënë se nuk është e lehtë zgjidhja e problemit të Kosovës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se janë bërë disa hapa të vegjël në drejtim të duhur.
Merkel theksoi se Procesi i Berlinit ka një rol kyç pozitiv, pavarësisht se jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për çdo detaj.
“Ne gjithashtu folëm për faktin se, përveç çështjeve të pranimit, i ashtuquajturi Proces i Berlinit ka një rol, dhe se ky proces ka pasur me të vërtetë një efekt shumë pozitiv, gjithashtu kur shikoni gjashtë vendet e rajonit, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, projekti më i fundit dhe më i ri është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për çdo detaj. Ne sot biseduam me Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën për tejkalimin e çështjeve dhe problemeve të pazgjidhura. Nuk është e lehtë, e pranoj, por ne kemi bërë disa hapa të vegjël në drejtimin e duhur. Tani, procesi i pranimit ka marrë dy dekada, kjo është vënë në dukje sot”, tha Merkel.
Kancelarja në largim, ka thënë po ashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian, e që kërkohet të punohet në këtë drejtim që kjo ndodhë, sepse vetëm në atë mënyrë mund të sigurohet paqe dhe prosperitet afatgjatë për Evropën.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button