Borrell: Prishtina e Beogradi të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse

Përfaqësuesi i Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sot diskutuan lidhur me arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.
Borrelli u ka bërë thirrje të dy palëve që të intensifikojnë punë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese.
“Diskutuam për aranzhimin e javës së kaluar midis Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin, një hap i rëndësishëm i cili ka nevojë për zbatim. Tani i bëj thirrje të dyja palëve që të intensifikojnë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese që normalizon marrëdhëniet brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në twitter./21Media

Back to top button