​Meta porosit Ramën: Mos e provoko më Haradinajn, nuk tolerojmë më lojëra

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një konference për media sot, ndër të tjera, ka përmendur edhe çështjen Rama-Haradinaj

Ai i bëri thirrje Edi Ramës që të mos e provokojë më ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, ndërsa iu referua kryeministrit shqiptar si “gruaja e Bilalit”.

“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin, po provokon Haradinajn. Gruaja e Bilalit mbështeti i pari taksën me Serbinë 100 %. I bëj thirrje të mos e provokojë më Haradinajn, ai është një hero i gjallë. Të mos merret më me Haradinajn dhe familjen e tij, ai ka para oborrit 40 varre. Familja e Haradinajt ka dhënë jetën për atdheun. Ne nuk mund të pranojmë lojëra të tilla, përçarëse e provokues”, tha Meta.

Në janar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paditi Ramush Haradinaj për “shpifje”.

Rama në padinë 30 faqe pretendon se Haradinaj kishte shpifur për deklaratat e tij qà « i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Sipas Edi Ramës, “Ramush Haradinaj është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete, të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme, sipas së cilës “kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.

Haradinaj nga ana e tij shkroi në Facebook, se është në dijeni të raportimeve për padinë e kryeministrit Rama dhe do të përgatisë një përgjigje në padi.

Back to top button