Dëmtohet labidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës

Berat Ademi, arkeolog i Institutit Arkeologjik të Kosovës, siç figuron në faqen e tij në Facebook, njoftoi për një lapidar të dëmtuar në Binxhë të Klinës.
“Sot gjatë një surve në fshatin Binxhë të Klinës, rrugës malore hasa në një lapidar që dollohet pjesërisht që i përkiste Zonës Operative të Drenicës. I njëjti është shkatërruar barbarisht, duke tentuar të fshihet historia e UÇK-së. Gjetja e një gëzhoje kalibrit 20mm (M57) rreth 50 metra nga lapidari dëshmon për luftimet dhe rezistencën në këtë pikë. Ky vandalizëm mbi mermer nuk e shlyen dot sakrificën, por kërkon vëmendje për të mos lënë dëshmorët në harresë”, shkroi Berat Ademi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?