Ministri i Shëndetësisë thotë se do të rishikohen masat antiCOVID
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se do të ketë rishikim të masave kundër COVID-19.
Megjithatë ai theksoi se masat antiCOVID janë konform masave të rajonit.
“Janë masa konform të gjitha masave të rajonit. Natyrisht që kemi me i rishikuar masat kjo është fluide ne e vlerësojmë gjendjen disa herë në ditë, absolutisht do t’i rishikojmë këto masa. Nuk jam i interesuar që bizneset të mbahen mbyllur, përveç asaj që ekspertët tanë e kanë të nevojshme”, tha ai.
Latifi, gjatë raportimit para komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19, tha se ne javët e fundit vendi ka përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me dominim të varianti Omicron. Sipas tij, krahas numrit të infektuarve, numri i spitalizuarve mbetet i ulët.
Ai tha se masat që janë marr nga Qeveria është rezultat i balancit të këtyre faktorëve situatës epidemiologjike në vend dhe rajon.
“Masat të cilat i ka marrë MSH-ja dhe qeveria janë rezultat i balancimit të këtyre faktorëve, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon..ne jemi në mes të listës një dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po bëjnë ku në Rajon Kosova rendit e dyta pas Sllovenisë, me numrin më të lartë të testeve dhe detektimit të rasteve. Kosova ka më paku raste krahasuar me vendet e rajonit…dua të theksoj se gjitha vendimet që merren me çfarëdo masa janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë”, tha ministri Latifi.