Araujo refuzon ofertën e Barcelonës për rinovim të kontratës

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo e ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për të rinovuar kontratën e tij aktuale, raporton “Marca”.
“Blaugranët” dëshirojnë me çdo kusht që t’ia rinovojnë kontratën mbrojtësit 22 vjeçar, pasi që ky i fundit ka hyrë në 18 muajt e tij të fundit në “Camp Nou”.
Sidoqoftë, bisedimet mes Barçës dhe Araujos tani nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë, pasi që ky i fundit ka refuzuar ofertën e parë nga gjigandi katalunas.
Tani, raportohet se dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interesim në shërbimet e Araujos.

Back to top button