​Mjekësia Nukleare në QKUK me shërbime të reja

 

Në Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është aplikuar metoda me Jod Radioaktiv për trajtimin e pacientëve, të cilët kanë probleme me gjëndrën tiroide, konkretisht te pacientet me problemet me Tireotoksikoze.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se, ky shërbim është aktivizuar, pas licencimit të klinikës nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore(AKMRrSB).

“Me fillimin e implementimit të metodës me Jod Radioaktiv, Mjekësia Nukleare ka kompletuar gamën rreth ofrimit të shërbimeve për problemet me gjëndrën tiroide. Pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19 dhe furnizimit me materialin e nevojshëm, në Mjekësinë Nukleare ka filluar punën Laboratori i RIA, ku po punohen të gjitha llojet e analizave laboratorike për gjëndrën tiroide si: T3, T4, TSH, AntTPO, AntTG dhe Tg. Në vitin 2020, gjithashtu kanë filluar edhe ekzaminimet për Denzitometrinë e kockave – DEXA, një shërbimi i nevojshëm, për pacientët që kanë problem me Osteoporozë (humbje të masës kockore), i cili i ka munguar QKUK-së”, thuhet në njoftim.

Në Mjekësinë Nukleare të QKUK-së nuk ka listë të pritjes dhe të gjithë pacientët marrin shërbimet e nevojshme mjekësore brenda javës./21Media

Back to top button