Miftaraj: Me paratë e shtetit, partitë i paguajnë dënimet

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se me paratë e shtetit, partitë politike i paguajnë shkeljet gjatë fushatës zgjedhore.

“Shteti çdo vit ndan mbi 4 milionë Euro për financimin e partive politike. Nga këto mjete partite politike financojnë edhe fushatat gjatë zgjedhjeve lokale dhe qendrore. Nga këto mjete financiare që paguhen nga taksat e qytetarëve, partitë politike i paguajnë edhe dënimet për shkeljet që i bëjnë gjatë fushatës parazgjedhore. Me këtë logjikë, që nga fillimi i fushatës lë të themi se çdo parti politike është dënuar së paku 20 herë nga 2000 euro, për shkeljen kornizës ligjore të COVID-19, dhe nëse të njëjtat i kane paguar këto gjoba pa shfrytezuar të drejten e pagesës përgjysmë si e percakton Ligji për Kundërvajtje, i bie që një parti politike ka paguar gjoba deri 40.000 Euro. E kur partitë politike të mëdha nga taksapaguesit paguhen çdo vit deri 1 milion Euro, atëherë gjoba prej 40 mijë Euro është një hajgare e që direkt gjobën e paguan partia, e indirekt shpenzimet i mbulon qytetari i thjeshtë”, ka thënë Miftaraj.

Tutje Miftaraj shtroi pyetjen “po çka fiton qytetari nga partitë politike gjatë këtyre zgjedhjeve”.

“Në rastin më të mirë e merr virusin Korona dhuratë, nga i cili do të ketë probleme shëndetësore, shpenzime për kurimin e kësaj semundje që shkon nga disa dhjetëra Euro, në raste të caktuara qindra Euro e jo rrallë edhe mijëra Euro. Në skenarin me të keq, edhe e paguan me atë që çdo shtet e ruan dhe e mbron me Kushtetutë si vlerë të pazevendësueshme si është jeta e njeriut. Në këtë drejtim të gjitha partitë politike pa dallim që po e cenojnë rëndë shëndetin publik të qytetarëve, duke mos respektuar masat lidhur me parandalimin e pandemisë COVID-19, mund të iu themi se janë shëndërruar në vrasës të qytetarëve të këtij vendi. Me 14 shkurt 2021, me siguri se do të kemi me pak votues edhe për shkak të vdekjeve potenciale të shkaktuara nga fushatat parazgjedhore të partive politike”, ka shkruar Miftaraj./21Media

Financimi i partive politike nga buxheti i shtetit dhe Pandemia COVID-19!

Shteti cdo vit ndan mbi 4 milione Euro per…

Posted by Ehat Miftaraj on Monday, 8 February 2021