Moti për dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
“Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike”, ka njoftuar IHMK.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./21Media