Kaloni te përmbajtja kryesore

​Moti sot, diell dhe vranësira, vende-vende riga shiu

Edhe sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluara shiu. “Mund të ketë edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta”.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button