​Moti sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbaj mot i ngjashëm me ditët e fundit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së”.

Back to top button