Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

1 min read

Dje rreth orës 14:16, policia në Vushtrri ka pranuar një informatë se në fshatin Stanovc i Epërm, një person është i plagosur me armë zjarri i cili pas trajtimit ë QKUK ka vdekur.

Familjarët e viktimës kanë informuar Policinë se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion./21Media