​MPB e përkushtuar për funksionalizimin e Ligjit për Zyrtarët Publik

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur sot në takim, ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë takim u bisedua për Ligjin e Zyrtarëve Publik, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 09.07.2020, me të cilin është shfuqizuar pjesërisht ky ligj, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në fuqi.

Të gjithë vlerësuan se në këtë fazë në të cilën gjendet administrata publike, është e nevojshme të ndërmerren masa dhe veprime, nga të cilat rrjedhin obligime sa i përket marrëdhënies së punës së kategorive të zyrtarëve publikë, përkatësisht nëpunësve të shërbimeve publike në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe mirëqenies sociale.

Sipas nenit 75 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, aktet nënligjore përgatiten nga ministria përgjegjëse për shërbimin publik përkatës në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për Administratë Publike (tash MPB) dhe të njëjtat miratohen nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim u vendos që të gjithë së bashku do të mobilizohen me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për hartimin e këtyre akteve që rregullojnë këtë fushë për ta vënë në funksion këtë ligj, me qëllim të plotësimit të nevojave të gjitha resorëve qeveritare.

Back to top button