​Ndizen dritat e bredhit në Shtime

 
Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka ndezur dritat e Pemës së Vitit të Ri.
Bredhi i stolisur i cili është ndezur në ora 17:00, në Sheshin “Ahmet Shtimja”, shënon fillimin e festave të fundvitit.
“NDIZEN DRITAT E BREDHIT NË QYTETIN E SHTIMES. Pikërisht, në ora 17:00, në Sheshin “Ahmet Shtimja” nga kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu janë ndezur dritat e Pemës së Vitit të Ri. Bredhi i stolisur shënon fillimin e festave të fundvitit. Pra, fundin e vitit 2021 dhe fillimin e vitit 2022”, bëhet e ditur në postimin e Komunë së Shtimes./21Media

Back to top button