Kaloni te përmbajtja kryesore

Casemiro drejt Inter Miami, ribashkohet me Messin

Mesfushori brazilian Casemiro është në prag të përfundimit të një transferimi te Inter Miami pasi pranoi të largohet nga Manchester United në fund të kontratës së tij.

Sipas raportimeve të gazetarit të sportit Fabrizio Romano, të gjitha palët kanë arritur një marrëveshje verbale, me vetëm dokumentet përfundimtare dhe njoftimin zyrtar që kanë mbetur. Ky transferim bënë që ta shohim 34-vjeçarin të bashkojë forcat me Lionel Messin në Ligën Kryesore të Futbollit, pasi i dha fund qëndrimit të tij dyvjeçar në “Old Trafford”.

Ndërkohë, në kohët e fundit Casemiro pati një ringjallërim të fortë në fund të sezonit, duke luajtur një rol kyç në përpjekjen e United për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Megjithatë klubi dhe lojtari ranë dakord të mos ia zgjasin kontratën, duke i hapur rrugën një sfide të re në Shtetet e Bashkuara.

Inter Miami ishte konsideruar prej kohësh si favorit për të nënshkruar me ish-yllin e Real Madridit, pavarësisht interesit nga klubet në Itali dhe Arabinë Saudite.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button