​Nesër disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë

Të mërkurën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës.
Furnizimi do të ndërprehet nga ora 09:00-13:00 për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it.
“Për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, ju njoftojmë se gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër 6 korrik 2022, e mërkurë duke filluar nga ora 09:00-13:00”, ka njoftuar kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “Bledit”, lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga “Isa Kastrati” dhe rruga “Ndue Përlleshi”./21Media

Back to top button