Vdiq personi që u plagos para disa ditësh në Kryshec të Pejës

Ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 41 vjeçari, i cili para një jave ishte plagosur me armë zjarri në një lokal në fshatin “Kryeshec” të Pejës.
Në këtë rast lëndime nga arma e zjarrit kishte pësuar edhe një person tjetër.
Policia kishte arritur që ta arrestojë të dyshuarin lidhur me rastin.
“Më datë 28.06.2022, rreth orës 20:53, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në afërsi të një lokali në fshatin Kryshec/Pejë. Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit. Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, e më pas viktima I.G. 1981 është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ne Prishtinë pasi që kishte lëndime të rënda trupore. Ndërsa viktima tjetër F. G. 1992 ishte lënduar lehtë dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari J.G. (1977). Pas intervistimit të tij me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në konsultim me Prokurorin e shtetit rasti nga vrasje në tentativë është ri kualifikuar në vrasje të rëndë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga sektori rajonal i hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë./21Media

Back to top button