​Ngjarjet e datës 19 janar 2022

 
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:30)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të prezantojë analizën “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin vjetor të Komisionit për 2021, Planin Vjetor të Performancës për Agjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Planin Vjetor të Performancës së Agjencisë për Ndihmë Juridike falas. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi shqyrton Draft-Raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton për inicimin e procedurave lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve, ku e ftuara e radhës do të jetë me ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00)
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)
Administrata Tatimore e Kosovës do të mbajë ceremoninë e 22-vjetorit të themelimit të saj. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues-Prishtinë ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)
Partia Socialdemokrate (PSD) prezanton manifestin e saj – dokumenti i parë i partisë. (Hotel “Grand”, ora 17:00).

Back to top button