Me poza atraktive, Kida merr vëmendje nga Dubai

 
Këngëtarja, Orhidea Latifi e njohur me emrin skenik, Kida, po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuar Arabe. Ajo zgjodhi Dubain si destiancionin e parë për këtë vit për të kaluar disa ditë pushimi.
Nga atje, këngëtarja ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar e veshur me pantallona të markës së njohur “Fendi”, të kombinuar me një bluzë të zezë e atlete “Nike” dhe një palë syze dielli të zeza.

Kujtojmë se Kida vitin që lamë pas publikoi albumin e titulluar “Orchide” që përmban 12 këngë. “Mo jo”, “Pse”, “Special”, “Ani”, “Ike”, “Qao”, “Hard Work”, “Prima donna”, “Mia”, “Maniak”, “Dinero”, “Lila”, janë këngët pjesë e albumit.

Ndërkaq, “Mo jo”, është publikuar me videoklip./21Media

 

Back to top button