​Ngjarjet e datës 22 prill

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë për nder të Ditës së Tokës, do të bëjë mbjelljen e pishave në hyrjen e autostradës së Veternikut. (Ora 08:30)
Vazhdon gjykimi në rastin e Salih Mustafës. (Hagë, ora 9:30)
Presidentja Osmani pret me ceremonitë më të larta shtetërore homologun letonez Egils Levits. Pas takimit mbahet konferenca për media. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë; ora 10:00)
Ministria e Mjedisit, së bashku me institucione dhe organizata të tjera, shënon Ditën e Tokës. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)
Universiteti “Kadri Zeka” në Pejë në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit përuron librat e Bajram Kosumit, Merxhan Avdylit dhe Flamur Malokut. (Hapësirat e universitetit në Pejë, ora 11:00)
SHFMU “Shkolla e Gjelbër” shënon 11-vjetorin e fillimit të punës dhe njëkohësisht Ditën e Tokës. (Ambientet e shkollës, ora 11:00)
Oda e Hotelerisë e Turizmit bashkë me Komunën dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama zhvillojnë aktivitet në nder të Ditës së Tokës. (Lagjja “Dardania” në Prishtinë, ora 11:00)
Biblioteka komunale “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj promovon veprat e poetit Ymer Elshani. (Hapësirat e bibliotekës, ora 12:00)
Kryekuvendari Glauk Konjufca pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:15, pamje në fillim të takimit)
Mbahen garat e Ndihmës së Parë në nivel lokal në Kryqin e Kuq të Kosovës dega Ferizaj. (Shkolla fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 12:00)
Komuna e Prishtinës vendos shporta për mbeturina në ambientet e Shkollës së Gjelbër. (Ora 14:00)
Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës mban sesion informues me konsumatorë lidhur me implementimin e projektit “Përmirësimi i Performances se Ngrohtores se Qytetit ne Gjakovë”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 14:00)
Anibar, në kuadër të projektit Rrijetësimi i Kulturës në Pejë, organizon koncertin e grupit Gillespie. (Hapësirat e Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 20:00)

Back to top button