Ngjarjet e datës 3 mars
09:00
Kryeparlamentari Glauk Konjufca takohet me raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
GLPS mban tryezë diskutimi mbi dialogun Kosovë-Serbi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
12:00
Qendra dokumentare shkencore Prishtinë organizon promovimin e librit “Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit-muhaxhirët”, vëllimi 1-7, të autorit Jusuf Osmani. (Amfiteatri i Madh- objekti i Institutit të Historisë dhe Administratës Qendrore të UP-së, rruga “Eqrem Çabej”)
12:30
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, KOMRA Rrjeti i Pajtimit dhe Mediacentar Sarajevo organizojnë diskutim mbi rolin dhe praninë e mediave si provë dhe të gazetarëve si dëshmitarë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). (ZOOM).