Rusët marrin nën kontroll Khersonin
Kryetari i Khersonit, Ihor Kolykhaiev, ka thënë se ushtria ukrainase nuk është më në qytet dhe se banorët e saj tani duhet të zbatojnë udhëzimet e njerëzve të armatosur që erdhën në administratën e qytetit, duke treguar se qyteti tani ka ra nën kontrollin rus.
Njoftimi në faqen e tij në Facebook vjen pas presionit disaditor mbi Kherson nga forcat ruse që kishin rrethuar qytetin, përcjellë rtv21.tv
Kherson është një qytet me rëndësi strategjike në një hyrje nga Deti i Zi me një popullsi prej afro 300 mijë banorësh. Të mërkurën në Kiev, kryebashkiaku kishte kundërshtuar pretendimet ruse për kontrollin duke thënë se forcat ukrainase po luftonin ende në pjesë të qytetit. Postimi i ri thoshte se forcat ukrainase ishin larguar, raporton CNN
Kryebashkiaku i ka thënë gjithashtu New York Times në një intervistë se një grup prej rreth 10 oficerësh të armatosur rusë, duke përfshirë komandantin e forcave që sulmonin qytetin, hynë në ndërtesën e bashkisë të mërkurën. Ai ka thënë se ishte informuar nga oficerët rusë se ata po planifikonin të krijonin një administratë të re të ngjashme me ato në dy enklavat separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas intervistës për NY Times./21Media