​Ngjarjet e datës 30 maj

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla 204, ora 10:00)
Mbahet Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare e Universitetit “Kadri Zeka” “Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar”. (Hotel “Kristal”, Gjilan, ora 10:00)
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari publikon të gjeturat e hulumtimit “A është thëngjilli zgjidhja më e lirë?” (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
AKP ndërmarrjen Agrokosova e rikthen tek ish-blerësi. (Objektet e Agrokosovës, ora 11:00)
Nis Java e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë (KSDW) 2022. Marrin pjesën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja Artane Rizvanolli. (Parku i Inovacionit dhe Teknologjisë Prizren, 18:00-20:00).
Agjenda e ekipeve kombëtare në futboll:
Ora 10:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
Ora 16:00 – Konferencë për media e Kombëtares U21 (Kampi Nacional Hajvali)
Ora 17:00 – Stërvitja e Kombëtares U21 (Kampi Nacional Hajvali)

Back to top button