Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR-i italian patrullojn në veri të vendit

Karabinierët italianë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, kanë zhvilluar patrulla në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, këto patrulla kontribuojnë në prezencën e dukshme dhe të vazhdueshme të KFOR-it në terren dhe rritin ndërgjegjësimin situativ në të gjithë rajonin, si dhe ndihmojnë në sigurimin e një ambienti të sigurt.

“Përpjekjet e tilla pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe përkrahjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button