​Ngjarjet e datës 5 mars

Kuvendi Komunal i Istogut mban seancë solemne me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Kuvendi Komunal, Istog, ora 09:00)
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola von Cramon do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia Evropa Prishtinë, përballë Zyrës së BE-së, ora 9:15)
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, mbahet seancë e përbashkët e kuvendeve komunale Drenas e Skenderaj. (Qendra e Kulturës Drenas, ora 09:30)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi. (Kabineti i presidentes, ora 10:00, pamje në fillim të takimit)
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë solemne për nder të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e Kuvendit, Gjilan, ora 10:00)
Me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 11:00)
Kolegji AAB organizon promovimin e librave “Nga Pavarësia në Pavarësi”, i autorit Ferhat Dinosha dhe “Kronika nga Lugina”, i autorit Baki Rexhepi, mësimdhënës në Kolegjin AAB. (Qendra Mediale e AAB-së, Fushë-Kosovë, ora 11:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet akademia tradicionale letrare-artistike “Ora e Lirisë”, në kuadër të së cilës punimet e tyre i deklamojnë rreth 50 poetë, anëtarë të LSHK-së. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 12:00)
Dita e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 15:00).

Back to top button