BBC pezullon punën në Rusi!

BBC po pezullon përkohësisht punën e gazetarëve të saj në Rusi, në përgjigje të një ligji të ri që kërcënon të burgos këdo që Rusia konsideron se ka përhapur lajme “të rreme” për forcat e armatosura.
Drejtori i Përgjithshëm i BBC, Tim Davie tha se ligji “duket se kriminalizon procesin e gazetarisë së pavarur”.
Kremlini kundërshton ta quajë konfliktin një luftë, në vend të kësaj e quan atë një “operacion special ushtarak”.
BBC News në Rusisht do të vazhdojë të funksin9jë jashtë vendit.
Qasja në faqen e internetit të BBC-së tashmë është kufizuar në Rusi. Deutsche Welle, Medusa dhe Radio Liberty gjithashtu kishin shërbime të kufizuara, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.
Më vonë të premten, transmetuesi publik kanadez dhe Bloomberg News thanë se ata gjithashtu pezulluan përkohësisht raportimin nga Rusia, dhe kanali i lajmeve CNN tha se do të ndalonte transmetimin në vend.
Duke iu përgjigjur një ligji të miratuar nga autoritetet ruse, Drejtori i Përgjithshëm i BBC, Tim Davie tha: “Nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë të gjithë gazetarët e BBC News dhe stafin e tyre mbështetës brenda Federatës Ruse, ndërsa vlerësojmë implikimet e plota të këtij zhvillimi të padëshiruar…”/21Media

Back to top button