​Ngjarjet e datës 6 mars 2022

 
Mbahet aktiviteti rekreativ “Meeting offRoad Drenica” – parakalim i xhipeve dhe motorëve- vendtakimi rruga “Fadil Rrustemi” Skenderaj, ora 08:00-10:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 9:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:00)
Me rastin e Epopesë së UÇK-së, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:00)
Me rastin e Epopesë së UÇK-së, bëhen homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së. (Ora 12:00)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:45)
Mbahen homazhe e nderime institucionale. (Te shtatorja e Adem Jasharit në Skenderaj, Kompleksi Përkujtimor në Prekaz dhe Marinë, ora 10:00)
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bën homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, me rastin e Epopesë së UÇK-së. (Ora 11:00)
Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, 11:00)
Komuna e Prishtinës organizon aktivitete për nder të Epopesë së UÇK-së. Marrin pjesë kryetari Përparim Rama, nënkryetarët, kryesuesi i Kuvendit, shefi i Kabinetit, drejtorët e drejtorive, asamblistët)
Agjenda:
09:00 – Homazh në Prekaz
10:00 – 11:00 Homazh në Varrezat e Dëshmorëve – Velani
14:30 – Homazh në Varrezat e Dëshmorëve të Koshares.
Në Gjakovë bëhen homazhe për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Agjenda:
10:00 – Lapidari “Shokët e Lirisë”
10:10 – Lapidari “Agron Rama”
10:20 – Varrezat e Dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial në Smolicë
10:30 – Kompleksi Memorial në Hereq dhe Kompleksi Memorial në Hereq
10:40 – Kompleksi Memorial në Ponoshec
11:00 – Kompleksi Memorial në Morinë
11:10 – Kompleksi Memorial në Shqiponjë
Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve, për nder të Epopesë së UÇK-së. (Ora 12:00)
Mbahet akademi përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë, 17:00).

Back to top button