80-vjeçarja largohet e vetme nga Ukraina: Nuk ka më asgjë për mua këtu

 
80 vjeçarja Halyna po largohet e vetme në Poloni. Ajo është një grua e pastrehë, e cila deri më tani ka jetuar rreth stacionit të Lviv.
“Nuk ka asgjë për mua këtu”, tha ajo. “Kudo do të ishte më mirë se Ukraina”.
Ajo ishte mes mijëra njerëzve që hipnin në trena dhe autobusë nga Lviv në kufirin me Poloninë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Vullnetarët vendas kanë organizuar radhë për të shmangur shtypjen që ndodhi në fillim të javës.

Vasyl Bilogrud, 54 vjeç, po shkon në drejtimin tjetër, për të mbrojtur Kievin.

Ai ka luftuar më parë në luftën në lindje dhe tani është bashkuar sërish.

Gjyshi i tij luftoi kundër sovjetikëve si partizan pas Luftës së Dytë Botërore.

“Unë nuk kam frikë të vdes”, tha ai. “Unë do ta shqyeja Putinin nëse mundem”.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media
Back to top button