​Ngjarjet e datës 8 shtator

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci vendosin gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës (Ora 08:00).
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci përurojnë sallën e edukatës fizike të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë. (Ora 8:30)
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci përurojnë objektin e paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë. (Ora 9:00)
Projekti Digital4Business prezanton skemën e granteve për projekte të hulumtimeve të aplikueshme (bashkëpunim mes bizneseve dhe universiteteve). (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren, ora 10:00)
SBASHK mban konferencë për media mbi gjendjen e grevës. (SBASHK, ora 11:00)
Grupi i Miqësisë me Zvicrën i Kuvendit të Kosovës pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00, pamje)
Sindikata e pavarur e punëtorëve teknikë të sektorit privat të Kosovës mban takim të jashtëzakonshëm me udhëheqësit e shoqatave sindikale. (Zyrat e sindikatës, ora 13.00)

Back to top button