Konfirmohet largimi i Kica-Xhelilit, Guxo e VV do të kenë një deputet më pak

Partia Guxo dhe Lëvizja Vetëvendosje do të kenë një deputet më pak në grupin e tyre parlamentar pas largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili.

Deputeti i Partisë Guxo, Burim Meta në RTV Dukagjini ka konfirmuar lajmin, duke thënë se humbëse në këtë rast do të jetë vetëm deputetja Kica-Xhelili.
“Guxo dhe Lëvizja Vetëvendosje do të kenë një deputet më pak. Por humbëse unë e shohë vetëm Doarsa Kicën. Partia Guxo nuk ka humbur asgjë”, deklaroi ai.
Gjatë ditës është përfolur se Doarsa Kica-Xhelili do të kalojë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Back to top button