​Një i vdekur e mbi 850 raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se është regjistruar një viktimë dhe 852 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 2.201 mostrave.
Në 24 orët e kaluara janë shëruar 394 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 5 mijë e 359.
Ndërsa gjatë kësaj periudhe dhënë 73 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 832 mijë e 519 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 981 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103 mijë e 897 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, 549 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e katërt.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, gjë që ka shtyrë autoritetet të shpeshtojnë thirrjet që qytetarët të vaksinohen dhe të bartin maskë në ambiente të mbyllura./21Media

Back to top button