Një i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Një 82-vjeçar nga Lushnja është personi i vetëm që ka vdekur nga Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit ditor, nga 442 testime të kryera, 28 persona kanë rezultuar të infektuar, ndërsa janë 24 të shëruar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 16, pasuar nga Vlora me 4 etj.
Aktualisht janë 385 raste aktive./21Media

Back to top button