​Një person plagos vetën në Fushë Kosovë

Në pasditen e sotme në Fushë Kosovë është plagosur me armë zjarri një qytetar

Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se dyshohet se incidenti ka ndodhur pasi një person aksidentalisht ka shkrepur armën.

“Policia ka marrë informatën se rreth orës 17:00, në një objekt në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, një person ka marrë plage nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima mashkull Xh. B është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mbështetur në informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale të armës së zjarrit (arma e shkurtë), ndërkohë që po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.” ka deklaruar Ahmeti./21Media

Back to top button