Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri pas një mosmarrëveshjeje në një lokal në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.

Sipas mjekut, viktima nuk ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, por nga një mjet i fortë.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur, një pistoletë, si dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Back to top button