​Nora Gjakova shkoi në gjysmëfinale

Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të fitojë ndaj kundërshtarës Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.
Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Nora Gjakova është xhudistja që synon medalje në këto lojëra olimpike, pasi është edhe medalja e vetme që i mungon.
Ajo është duke garuar në kategorinë -57 kg.

Back to top button