​Obiliq, lirohen nga taksa komunale bizneset që nuk kanë punuar gjatë pandemisë

 

Vendimi për lirimin nga taksa komunale për bizneset në Obiliq që nuk kanë punuar gjatë pandemisë Covid-19 për vitin 2020, i inicuar nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Obiliqit, është konfirmuar ligjshmëria e tij nga ana e Ministrisë së Financave, ku në kuadër të këtij vendimi për lirimin nga taksa komunale përfshihen mbi 250 biznese, totali i shumës së parallogaritur është 39.070.00 euro.

Kryetari Gashi pas aprovimit të ligjshmërisë nga ana e ministrisë, ka theksuar se aprovimi i këtij vendimi, dëshmon se tejkalimi i kësaj situate është angazhimi i tyre i përbashkët. Ai gjithashtu ka njoftuar se është hapur shpallja për subvencionimin e nënave vetushqyese dhe grave në biznes, që shumë shpejt komisionet për vlerësim e aplikanteve do të bëjnë shpalljen e përfitueseve.

“Jam i përkushtuar në përkrahjen e seciles kategori të shoqërisë dhe kjo do të ndodhë në vazhdimësi!”, është shprehur kryetari Gashi.

Të nderuar qytetarë,
Të nderuara biznese,

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se Vendimi për lirimin nga taksa komunale për…

Posted by Xhafer Gashi on Friday, 28 August 2020

Back to top button