Kaloni te përmbajtja kryesore

Azemi: Me figurën e Avdullah Hotit nuk bëhen gafa të tilla

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës, Visar Azemi për RTV21 tha se LDK-ja e dënon “fuqishëm” një lajm të rremë për vdekjen e ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

Azemi tha se ky lajm i rremë e ka shqetësuar jo vetëm familjen dhe bashkëpunëtorët e Hotit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm këtë lajm të rremë që është dashakeq dhe e ka shqetësuar gjithë opinionin publik të Republikës së Kosovës, e ka shqetësuar familjen e zotit Hoti, ka shqetësuar bashkëpunëtorët e zotit Hoti në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Prandaj e dënojmë këtë akt, duke pasur parasysh se zoti Hoti është figurë kyçe në LDK, figurë nacionale si një ish-kryeministër”, tha ai për rtv21.

Azemi tha se “nuk duhet të bëhen  gafa të tilla me figura dhe personalitete të tilla si zoti Hoti”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button