​Opozita lëshon sallën, shtyhet seanca

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të enjten vazhdimin e seancës plenare. Kjo ndodhi pas që deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK lëshuan sallën pasi Kuvendi nuk arriti të formojë Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi që punimet e kësaj seance do të vazhdojnë të enjten me fillim nga ora 10:00./21Media
 

Back to top button