Gramoz Vokrri padit FFK-në

Gramoz Vokrri sot do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për mos lejimin e kandidimit të Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka bërë të ditur avokati i Vokrrit, Agnez Furra.
“Gramoz Vokrri e ka autorizuar Zyrën Ligjore Pro Juris Law Firm, për përpilimin e padisë dhe propozimin për caktimin e masës së sigurisë, pezullimin e ekzekutimit të vendimit mbi mbajtjen e zgjedhjeve në FFK”, ka thënë Furra.
Ai tutje ka treguar se padia në Gjykatën Themelore të Prishtinës do dorëzohet në ora 14:30.
Federata e Futbollit të Kosovës javën e kaluar, ka refuzuar kandidaturën e Gramoz Vokrrit për kryetar të Federatës, ndërsa në anën tjetër ka aprovuar atë të kryetarit aktual, Agim Ademit./21Media 

Back to top button