​Osmani dhe Bowman flasin për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ambasadorin kanadez Alan Bowman. Në takim është biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj.

Në një komunikatë të dërguar për media bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale politike në vend dhe rolin e Kuvendit të Kosovës në këto zhvillime.

“Osmani e ka njoftuar ambasadorin Bowman lidhur me punët e planifikuara në agjendën e Kuvendit për sesionin vjeshtor si dhe për mundësinë e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. U theksua rëndësia e diplomacisë parlamentare si dhe u diskutua edhe zhvillimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Osmani ka falënderuar ambasadorin Bowman për mbështetjen në këtë proces, fokusimin në fuqizimin e rolit të gruas si dhe mbështetjen ndaj kategorive të margjinalizuara. /21Media

Back to top button