​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohët.

IHMK-ja thotë se parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media
Back to top button