Parashikimi i motit për pesë ditë
Sot gjatë ditës do të mbajë mot me diell, ndërsa mot i tillë pritet të mbajë edhe ditëve në vijim.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale gjatë javës priten të arrijnë ditën e marte, ndërsa gjatë ditës së enjte parashihen kushte për reshje shiu.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?