Të shtëna armësh në aheng, arrestohet 63 vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur të dielën në Gjilan. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur prova materiale se i dyshuari E.I. në aheng familjar ka shtënë disa herë me armë zjarri. Arma e llojit “Below” TR17 së bashku me gëzhojat të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.
63 vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan./21Media