​Përfundoi takimi i Abdixhikut me deputetë të LDK-së

 

Pas takimit që pati kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të partisë, është deklaruar për media zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Mustafa ka thënë ishte vetëm takim konsultativ rreth konstituimit të Kuvendit javën e ardhshme.

“Sot kryetari Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim konsultativ me deputetët e zgjedhur të LDK-së, pra me grupin parlamentar të LDK-së, ku kemi diskutuar për seancën e së hënës. Ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari Abdixhiku të premten do të jetë në një takim sipas ftesës së u.d e presidentes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti…”, ka thënë Mustafa./21Media

Back to top button